Takimi letrar i LSHK-së për Ditën Poezisë. Foto: KALLXO.com.

Lidhja e Shkrimtarëve shënoi Ditën e poezisë

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka shënuar sot Ditën Botërore të Poezisë. Rreth 40 poetë kanë lexuar poezitë e tyre në takimin letrar që ka mbajtur LSHK-ja në  lokalet e saja.

Poezi lirike, dedikuese e satirike u prezantuar nga krijuesi gjatë këtij takimi të një prej shoqatave më të vjetër në vend që mbledh shkrimtarët.

Shyqri Galica, kryetar i SHK-së tha se për KALLXO.com se çdo vit, LSHK-ja mban takimi tradicionale për shënimin e 21 marsit Ditës Botërore të Poezisë.

Ai tha se poezia është gjinia që më së shumti lexohet, pavarësish se librat shiten pak.

“Janë format tjera të leximit, sidomos në internet ku ka faqe të ndryshme e në rrjete social, në Facebook, p.sh., jashtëzakonisht lexohet poezia. Por mungesa e kritikës nuk e ndihmon zhvillimin e saj. Kritika do të ndikonte të rritjen e cilësisë së poezisë”- tha Galica. Ai tha se talentet e reja nuk u mungojnë poezisë shqipe, por që duhet stimuluar.

Ndërsa, shkrimtarja Dituri Neziraj u shpreh se poezia e krijues të rinj ka më shumë rrëfime dhe një nivel të kënaqshme. Edhe pse thotë ajo, poezia shqipe po është më pak tërheqëse.

“Ne nuk jemi keq me poezinë, ajo ka më shumë rrëfim. Poezia shqipe ka një nivel të kënaqshëm, por që është më pak tërheqës për lexuesin, pasi poezia konsiderohet me klasike, diçka demode”- thotë ajo.

Neziraj thotë se poezia ka momentin e saj, që po nuk e zure nuk e shkruan më.

Për poeten Blerta Tmava- Veselaj, poezia është ndjenja që na rrethon.

“Poezia është një botë e brendshme që përmban emocione, ndjenja, varet  prej momenti, prej asaj që ti e përjeton, jo çdo herrë lidhet me jetë reale, por ka gjera që të prekin dhe t’i pastaj i qet ato në letër”- tha poetja Tmava- Veselaj

Në mbarë botën sot shënohet Dita Botërore e Poezisë. 21 marsi është shpallur si Dita e Poezisë në kongresin e 30-të të UNESCO-s në vitin 1999.

Qëllimi i caktimit të kësaj dite, është për të rikthyer vëmendjen tek poezia, si një prej gjinive më të vjetra traditës gojore njerëzore.

Për shënimin e kësaj dite organizohen takime e aktivitete ku lexohen poezitë, që për synim kanë krijimin e një ure lidhës mes  formave të tjera të artit si teatri, kërcimi, muzika, e artet pamore.