Lidhja e shkrimtarëve njofton për mbajtjen e festivalit ‘Drini poetik’ 

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka caktuar 9 dhe 10 qershorin 2020 si data të organizimit të edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, “Drini Poetik”. 

Tradicionalisht “Drini poetik” nis në Prishtinë për të kaluar pastaj në Prizren dhe në fund në Kukës. 

Por, sipas njoftimit të LSHK-së, festivali do të mbahet vetëm nëse deri në data e caktuara krijohen kushtet për mbajtjen e tij, për shkak të COVID- 19.  

“FNP ‘Drini poetik’ (varësisht nga kushtet) mbahet më 9 e 10.6.2020, në Prishtinë-Prizren-Kukës për të njëmbëdhjetën herë me radhë. Pos sesionit letrar dhe përurimit të disa veprave, do të jenë edhe orët letrare: ‘Lira magjike’ – Prishtinë, ‘Ora e Lidhjes’ – Prizren dhe ‘Valët e Drinit’ – Kukës”, thuhet në njoftimin e LSHK-së. 

 Ndërkaq, krijuesit e interesuar për mund të konkurrojnë në konkursin e Lidhjes për këtë festival, duke dërguar nga një poezitë, nga ku tri më të mirat do të shpërblehen me çmimet: “Metafora I, II, III”. 

Poezitë duhet të dërgohen deri më 30.5.2020, në adresën: [email protected] .