Teatri Kombetar

Teatri Kombetar. FOTO- Denis Sllovinja

Lidhet marrëveshje për themelimin e një festivali mbarëkombëtar të teatrit

Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar në Shkup, Teatri Kombëtar i Tiranës dhe Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, janë dakorduar për themelimin e Festivalit të Teatrit Shqiptar, “Moisiu”.

Kushtrim Sheremeti, drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK) tha për KALLXO.com se ky bashkorganizim teatror do të mbahet çdo vjet në muajin nëntor me rrotacion, në tri vende.

“Këtë vit, ky festival planifikohet të mbahet në Shkup, viti tjetër në Tiranë, për t`u kthyer në Prishtinë në viti 2024, sepse jeni të sigurt se deri atëherë do ta kemi gati hapësirën tonë në objekti e TKK-së”- thotë Sheremeti.

Ai thotë se në kuadër të këtij bashkëpunimi është rënë dakord që çdo vit duke filluar nga 2023, të këtë se paku një koproduksion me karakter kombëtar.