Libri i Flamur Malokut “Fishta dhe tradita e leximit” shpërblehet në Lezhë

Shkrimtari dhe poeti kosovar, Flamur Maloku, është shpërblyer për librin e tij ‘Fishta dhe tradita e leximit’ gjatë kremtimit të 150-vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës në Lezhë.

Vepra e Malokut është vlerësuar si libri më i mirë studimor gjatë dy viteve të fundit nga Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Kulturës në Shqipëri.

Maloku ka treguar për KALLXO.com për veprën e tij “Fishta dhe tradita e leximit”.

“Optika studimore, ndaj lirikës dhe përmasave të figurës dhe veprës letrare, ndaj ngjyrave të epikës, është një trajtesë e hershme nga ana ime, është edhe një kujtesë studimore për t’i kthyer sytë nga vepra e madhe e Fishtës”, ka thënë Maloku për KALLXO.com.

Ai ka shtuar se ishte i emocionuar pas këtij çmimi duke u vlerësuar si libri më i mirë studimor.