Lexim skenik për veprën kushtuar Flora Brovinës në qendrën malazeze  

Organizuar nga Shoqata e Malazezve të Kosovës prezantohet sot leximi skenik i veprës “Flora Brovina” të autores malazeze, Marija Čolpa.

Leximi skenik i veprës kushtuar humanistes dhe poetes Flora Broviva mbahet në Qendrën Zhvillimore të Malazezve të Kosovës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.

Përkthimi veprës “Flora Brovina” të Marija Čolpa në gjuhën shqipe është bërë nga Igballe Qena, kurse regjia e leximit skenik nga Naser Shatrolli.

Vepra do të interpretohet nga një grup aktorësh dhe studentësh nga Fakulteti i Arteve të UP-së.

Naser Shatrolli regjisor i leximit skenik ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se vepra është një pasqyrim i dhunës dhe luftës për liri.

“Autorja Florën do ta nxjerr si kult qëndrese në relacion me paqen njerëzore dhe me profilin e saj prej mjekes dhe krijueses- poete. Është dramë politike, një shqiptare e rrethuar me serbe, kriminelë kohe”, ka shkruar Shatrolli në Facebook.