Kuvendi i Kosovës votoi për themelimin e Operës së Kosovës

Me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar për themelimin e Operës së Kosovës.

“Konstatoj se me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Republikës së Kosovës mori vendim për  themelimin e Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Kojnufca, pas votimit.

Në seancën e paradites Kuvendi dështoi të votojë themelimin e institucionit të operës për shkak të korumit.

Gjatë seancës së paradites kryeministri Kurit u ka kërkuar deputetëve që të votojnë themelimin e Operës së Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës në bazë të Ligjit për filarmoninë, operën e baletin e Kosovës, ka marrë vendimin që të kërkojë nga Kuvendi i Kosovës përmbushjen e detyrimit ligjor për themelimin e këtij institucioni publik.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka kryer një analizë të kostos financiare. Në bazë të kostos vlerësojmë se një pjese e konsiderueshme e kostos janë të përballueshme brenda strukturës aktuale të ndarjeve buxhetore që i ka kjo ministri. Themelimi i institucionit të operës nuk do të ketë implikime financiare për vitin 2022”, ka thënë Kurti.