Kuvendi hap konkurs për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Trashëgimisë Kulturore  

Kuvendi i Kosovës ka hapur sot konkurs për zgjedhjen e 7 anëtarëveBordit të Këshillit të Kosovës për Trashëgiminë Kulturore. 

Këshilli i  Kosovës  për Trashëgiminë Kulturore është organi më i lartë në vende për trashëgiminë kulturore, i cili vlerëson ndër të tjerash edhe asetet të cilat duhet të hyjnë në listë të përhershme të trashëgimisë së mbrojtur. 

Afati i fundit për konkurrim është deri më 9 qershor 2020. 

Në korrik 2018 kishte skaduar mandate i përbërjes së kaluar të anëtarëve të KKTK-së dhe që atëherë Kuvendi i Kosovës, si themeluesi i këtij institucion, nuk ka hapur konkursin për përbërjen e re të Bordit të KKTK-së. 

Bordi i KKTK-së përbëhet nga shtatë (7) anëtarë të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës se Kosovës më mandat tri (3) vjeçar, duke respektuar përbërjen etnike në Kosovë. Anëtarët e Bordit zgjedhin Kryetarin. 

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore – KKTK është agjenci e pavarur e themeluar në përputhje me nenin 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në bazë të Ligjit Nr. 02/L-88 Për Trashëgimi Kulturore.

Detyrat dhe përgjegjësitë e KKTK-së në bazë të Ligjit Nr. 02/L-88 Për Trashëgimi Kulturore, Ligjit Nr. 03/L-039 Për Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe Ligjit Nr. 04/L-066 Për Qendrën Historike të Prizrenit janë:-Bashkëpunimi më Këshillin Zbatues dhe Monitorues në lidhje më trashëgiminë kulturore dhe fetare sipas Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura.