Foto: MKRS

Kujtim Gashi nesër ia kthen detyrën e ministrit Vlora Dumoshit

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, do ta marrë nesër zyrtarisht detyrën e re në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga paraardhësi i saj, ish-ministri Kujtim Gashi.

Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet nesër në ora 13:30.

“Ju njoftojmë se nesër (05.02.2020), ora 13:30, do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së pozitës së ministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. Ish-ministri Kujtim Gashi do t’i dorëzojë detyrën ministres së re Vlora Dumoshi për të udhëhequr MKRS-në në këtë mandat qeverisës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së dërguar mediave gjatë ditës së sotme.

Vlora Dumoshi nga LDK-ja është emëruar një ditë më parë në postin e ministres së MKRS-së në Qeverinë Kurti.

Postin e ministres Dumoshi e ka mbajtur për rreth 1 muaj edhe më 2017, kur ia kishte dorëzuar detyrën ministrit të deridjeshëm Kujtim Gashi.

Më herët, Dumoshi ka mbajtur postin e drejtoreshës në Drejtorinë për Kulturë në Komunën e Prishtinës gjatë udhëheqjes së Isa Mustafës, si dhe të shefes së kabinetit të kryeministrit në Qeverinë e Isa Mustafës.

Në zgjedhjet e fundit komunale, Dumoshi ka dalë si një prej kandidatëve më të votuar të LDK-së, duke fituar një ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.