Kryeparlamentarja Vjosa Osmani kujton Leze Qenën

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës  ka kujtuar aktoren Leza Qena përmes një postimin Facebook.

Kryeparlamentraja Osmani ka shkruar se Leze Qena iku por na la bashkë me një bagazh të pasur të krijimtarisë së saj.

“Ikona e skenës teatrore iku. Leze Qena na la bashkë me një bagazh të pasur të krijimtarisë së saj. Lezja jonë do të mbetet në kujtimet tona për nga interpretimi brilant në skenën teatrore e filmike dhe për buzëqeshjen e dashurinë që përçonte tek të gjithë. Lezja do të kujtohet ndër breza, sepse shumë të tillë për më tepër se gjysmë shekulli panë dhe mësuan mjeshtërinë e aktrimit nga diva teatrale, e cila ishte e tillë jo vetëm në skenë, por edhe në jetën e përditshme!  Ikja e Lezes në skenën teatrore kosovare do ta lë bosh përherë një vend, porse nuk do ta lë kujtimin për aktoren e mirë, e mbi të gjitha njeriun e mirë! Prehu në paqe Leze, dritë pastë shpirti yt!”, ka shkruar kryeparlamentarja Osmani.

Ikona e teatri dhe filmit kosovar, Leze Qena ka vdekur sot QKUK në Prishtinë pak para orës 10:00.

Vdes aktorja Leze Qena

.