Krijuesi Vehbi Murati hap ekspozitë personale në Galerinë ‘Qafa’
17.9.2019 - 07:07
Krijuesi Vehbi Murati do të hapë këtë të enjte, më 19 shtator 2019, në Galeria e Ministrisë së Kulturës, “Qafa” ekspozitën personale “Një ditë e zakonshme shtatori”.
Ekspozita do të hapet në ora 19:00, ndërsa do të qëndrojë e hapur deri më 3 tetor 2019.
Përmes një njoftimi për media, menaxhmenti i Galerisë “Qafa” njofton se “Një ditë e zakonshme shtatori” përbëhet nga piktura të cilat autori i ka realizuar viteve të fundit dhe janë kryesisht të formateve të mëdha.
“Në to paraqiten kryesisht situata të “zakonshme” të cilat mund të jenë të një dite të zakonshme shtatori, sikur që na sugjeron titulli i kësaj ekspozite”, thuhet në njoftimin e Galerisë.
Ekspozita “Një ditë e zakonshme shtatori” është kuruar nga Mehmet Behluli.