Ekspozita ‘Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore’, Foto: KALLXO.com.

‘Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore’ - Fotogaleri

Në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (AShAK) ka hapur sot në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar në Prishtinë, ekspozitën dokumentare, “Kosova Pas Luftës Së Dytë Botërore Në Dokumente Arkivore”.

Ekspozita përmban shkrime gazetash, dokumente e fotografi të ndryshme përmes së cilave pasyrohet  rrugëtimi historik i Kosovës pas Luftës së II-të Botërore deri tek shpallja e pavarësisë.

Hysen Azemi, zëvendësdrejtor i AShAK-ut, tha se në këtë ekspozitë është prezantuar rrugëtimi historik drejt pavarësisë i Kosovës. Ai tha se në këtë ekspozitë janë ekspozuar edhe fotografi të UÇK-së të bëra nga fotografi Pal Refsdal.

“Në këtë ekspozitë janë prezantuar urdhëresa e ushtrisë nacional çlirimtare të ish-Jugosllavisë për shuarjen e kryengritjes së Shaban Polluzhës, raporti nga vendimet për konfiskimin pronave të shqiptarëve të Kosovës, etj” – tha Azemi.

Kjo ekspozitë është hapur në kuadër të aktiviteteve të ditës së 17 Shkurtit, shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Fotogaleri e ekspozitës: 