Kori ‘Siparantum’ nga Peja prezantohet në Berlin

Kori Siparantum (Siparantum Choir) nga Peja do të prezantohet në kuadër të festivalit  “Choralspace Winter Festival” në Berlin të Gjermanisë.

Përmes një njoftimi për stafi i Korit “Siparantum” bën të ditur se do të kenë tri prezantime gjatë festivalit.

Në këtë festival Kori “Siparantum” do të prezantohet me këngë korale nga tradita kulturore e Kosovës.

Festivali dimëror i koreve Siparantum, “Choralspace Winter Festival 2021” do të mbahet deri më 19 dhjetor 2021 në Berlin.

Kori “Siparantum” është themeluar në vitin 2017. Aktualisht është kori më popullor në skenën muzikore të Kosovës dhe është prezantuar në shumë festivale ndërkombëtare.