Kori 'Siparantum'. Foto: Facebook/MKRS.

Kori 'Siparantum' mori dy çmime në Spanjë

Kori “Siparantum” ka fituar dy çmimet prestigjioze në garat botërore të koreve (The World Choral) që u mbajtën në Barcelonë të Spanjës, nga data 23 deri më 28 tetor 2024.

Ky kor ka fituar çmimin “Medalje e Artë” (Golden Medal) dhe “Çmimi special” për programin kontemporan më të mirë dhe interpretim në skenë, në garën  “Sing for Gold” të “The World Choral Cup” në Barcelonë.

Kori “Siparantum” renditet ndër 25 koret më të mira në botë në kategorinë “Chamber Choirs & Vocal Ensembles”, sipas World Ranking List të Interkultur.

Kori “Siparantum” do të përfaqësojë Kosovën në botërorin e koreve në Barcelonë