Foto: Facebook/Memli Kelmendi

Kori nga Peja shpërblehet në Kroaci

Kori Siparantum (Siparantum Choir) nga Peja ka fituar çmimin “Pllaka e Artë” në edicionin e 12-të të garës ndërkombëtare të koreve, “The Golden Lime of Tuhelj” në Tuhelj të Kroacisë.

Lajmi për suksesin e korit pejan në Kroaci është bërë i ditur nga kompozitori – dirigjenti, Memli Kelmendi.

“Jam tejet i lumtur që kori ynë “Siparantum Choir” në mesin e 14 koreve garuese nga: Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Kosova, u vlerësua me pikët maksimale 98.33 nga juria profesionale e përbërë prej: Goran Jerkoviq, Miljenka Grdan dhe Robert Homen. Kori hyri në top katër koret finaliste dhe mori “Pllakën e Artë” në XII International Competition for Choirs, “The Golden Lime of Tuhelj” Croatia”, ka shkruar konpozitori Kelmendi.

Foto: Facebook/Memli Kelmendi