Koreografi Robert Nuha përfaqëson Kosovës në festivalin ‘CerModern’ në Turqi

Koreografi Robet Nuha do të përfaqësojë Kosovën në festivalin e solo dansit contemporan (vallëzimit bashkëkpohor) “CerModern” në Ankara të Turqisë.

Edicioni i4-të i “CerModern” do të mbahet më 3, 4 dhe 5 shtator 2021.

Koreografi Nuha do të prezantohet me performancën solo “InOuT”, me të cilën një javë më parë pati përmirën në festivalin “Laiks Dejot” në Riga të Letonisë.

Pjesëmarrjen në një festival të tillë, Nuha e konsideron të rëndësishme, për faktin siç ka thënë ai, se dansi (vallëzimi) bashkëkohor sot është shumë aktual në botë, por jo sa duhet në Kosovë.

“Mendoj që është një sukses për ne si vend i vogël të kemi një përfaqësues në dansin e kohës dhe pse jo të krijohen kontakte e lidhje të reja me artistë ndërkombëtarë me qellim që të hapemi sa më shumë drejt kësaj alternative artistike, e cila sot për sot pothuajse mbizotëron skenat botërore”, ka thënë ai për Kallxo.com.

I diplomuar për koreografi në Universitetin e Tiranës, Nuha ka qenë pjesë e shumë projekteve artistike, brenda dhe jashtë vendit.

Programi i festivalit