Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Komuna e Prizrenit hap konkurs artistik për 28 Nëntorin

Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, për nder të 28 Nëntorit do të organizojë një aktivitet me të rinjtë e komunës së Prizrenit.

Për shënimin e këtij aktivitet, Kuvendi i të rinjve dhe DKRS e kësaj komune ka shpallur konkurs për pranimin e poezive, eseve dhe fotografive me tematikë atdhetare-kombëtare.

Komuna e Prizrenit përmes një njoftimin në Facebook ka njoftuar për konkursit dhe kushtet e konkurrimit.

Sipas këtij njoftimi, konkursi do të jetë i hapur deri më 27 nëntor 2020 dhe do të ndahen tri çmime: Poezia më e mirë; eseja më e mirë dhe fotografia më e mirë.

“3 punimeve më të mira do t’u ndahen mirënjohje nga DKRS-ja. Materialet duhet të dërgohen në e-mailin: [email protected] deri më datën 27 nëntor, në ora 12:00. Prezantimi i tyre në mënyrë fizike do të bëhet nga vet autorët, me datën 28 nëntor, në një performancë artistike, me anë të platformës online ZOOM”, thuhen në njoftimin e Komunës së Prizrenit në Facebook.