Komuna e Prishtinës do shpenzojë rreth 50 mijë euro për shfaqjet teatrale për fëmijë

Pesë shfaqje teatrale janë përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës për t`u inskenuar në Teatrin e Qytetit të Prishtinës, “Dodona”.

Komuna e Prishtinës ka publikuar rezultatet e Thirrjes për përzgjedhjen e projekteve teatrore për repertorin e TQP, ‘”Dodona”, në skenën e fëmijëve dhe skenën e mbrëmjes.

Në  “Thirrja për kulturë-T.Q.P “Dodona”, të Komunës së Prishtinës kanë aplikuar 17 projekte teatrore, ndërsa janë përzgjedhur pesë prej tyre.

Vlera e përgjithshme që kanë ndarë Komuna e Prishtinës për mbështetje të projekteve është: 49,890.00 euro.

“Të gjitha palët e pakënaqura me punën e Komisionit për listën finale të lartcekur nga Kultura, në fushat si:”Teatri për Fëmijët” dhe “Skena e Mbrëmjes” për reportuarin e T.Q.P Dodona , mund të ushtrojnë ankesë në komisionin për shqyrtimin e ankesave për subvencione, në Drejtorinë e Kulturës, në afat prej 5 (pesë) ditë pune, nga data e publikimit të kësaj liste finale në tabelën e shpalljeve të Komunës dhe ueb-faqe e Komunës”, thuhet në njoftimin e Komunës, për rezultatet e thirrjes për mbështete të projekteve për “Dodonën”.