Kompozitori Boshnjaku: Kosova duhet të jetë pronare e krijimtarisë së Nexhmije Pagarushës

Kompozitori Florent Boshnjaku ka kërkuar që trashëgimia muzikore e Nexhmije Pagarushës të merret nën mbrojtje të shteti të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, kompozitori Boshnjaku është shprehur se të gjitha incizimet e Nexhmije Pagarushës të duhet të jenë pronë e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, shteti i Kosovës duhet të jetë pronar i krijimtarisë artistike të Nexhmije Pagarushës, duke përfshirë edhe ato incizime që shumë vite më parë janë bërë në Beograd.

“Kosova duhet të jetë pronare e materialeve të incizuara në kohën kur është jetuar dhe vepruar në një bashkësi me republikat tjera në Jugosllavi, pra këtu hyjnë edhe këngët e znj. Nexhmije Pagarusha”, ka shkruar Boshnjaku.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

E drejta e autorit dhe Znj. Nexhmije Pagarusha

Me datën 7 Shkurt nga kjo jetë u nda një ikonë e muzikës kombëtare znj. Nexhmije Pagarusha. Si çdo artist i madh edhe znj. Nexhmije do të mbetet ikonë, kontributi i sajë në muzikën kombëtare do të mbetet si një thesar i çmuar në vendin tonë. Por këtu kemi një problem me thesar. Të drejtën e autorit!

Me vite prej momentit që kam filluar të punoj për të drejtën e autorit në Kosovë, e kam marrë si shembull dhe rastin e znj. Nexhmije Pagarusha. I gjithë materiali i incizuar (ose një pjesë e madhe e atij materiali) nuk është në pronësi të shtetit të Kosovës. Ai material është në adresa tjera: Beograd si dhe në Zagreb (sikurse është një numër i konsiderueshëm i incizimeve të vjetra të artistëve Kosovar përfshirë Qamilin e Vogël etj.).

Në ish-Jugosllavi ku edhe ne kemi qenë pjesë e sistemit incizimet janë publikuar në shumicën e rasteve nga PGP RTB (record label e asaj kohe si pronë e shtetit Jugosllav me seli në Beograd), e cila e mban të drejtën si kompani producent -pronare e këtyre incizimeve.

Pavarësisht të drejtës së autorit – kompozitroit apo të drejtës së interpretit – këngëtarit kompanitë në fjalë janë pronare te materialit të incizuar, pra këngëve origjinale dhe ata mund t’i  publikojnë sa herë të duan ato materiale pa e pyetur askënd dhe të përfitojnë nga artistët tanë të cilët kanë vepruar në ato periudha.

Përkundër bisedave të cilat i kemi pasë në takime me institucione nuk është marrë me shumë seriozitet kërkesa që këto materiale të diskutohen në takime me Serbinë si trashëgimi e jona kulturore dhe shpirtërore.

Materiali i incizuar në ato dekada duhet ta ketë vendin aty prej nga ka ardhur dhe është krijuar, pra në Kosovë.

Kosova duhet të jetë pronare e materialeve të incizuara në kohë kur është jetuar dhe vepruar në një bashkësi me republikat tjera në ish – Jugosllavi, pra këtu hyjnë edhe këngët e znj. Nexhmije Pagarusha.

Problemi i dytë : Dinjiteti i artistëve dhe e drejta e autorit

Në vitin 2018 zonjës Nexhmije ju akordua një pension për merita të veçanta (në moshen 84 vjecare? ). Çdo gjë në rregull, por këtu kemi një problem. E drejta e autorit sipas ligjit e rimburson dhe paguan artistin – autorin 70 vite pas vdekjes.  Arsyeja është e thjeshtë, një artist mundet me qenë aktiv në një periudhë dhe pastaj për cilën do arsye (shëendetësore, etj. ) ndërpritet aktiviteti, ndoshta edhe në moshë të mesme kur nuk mundesh më të rifillon jetën me diçka tjetër.

Artisti nuk është SH.P.K. ( në fakt ashtu regjistrohemi për të paguar taksa), as nuk është kompani e as biznes, por është Artist.

Znj.Nexhmije në vitet e fundit nuk e shijoi të drejtën e autorit ku ajo pagesë ishte deshtë me ia kriju një bazë për një pleqëri dhe pension të dinjitetshëm pa pasur nevojë me kriju ligje dhe ide tjera që Artisti i kalibrit të sajë të ketë një pleqëri si duhet.

Ka edhe shumë të tjerë, një po ju rikujtoj, Shaqir Hoti – pasuri kombëtare, i cili është ende gjallë dhe nuk është trajtuar si duhet si Artist, por dhe si trashegimi kulturore në vendin tonë (pasuri që nuk matet me asgjë e as me ari ).

Deri në këtë moment kemi bërë shumë dështime por që është koha të ndryshohet kjo situatë dhe të fillojmë të punojmë si duhet për këtë vend.

Problemi i fundit.

Dixhitalizimi i materialit në arkiva të ish- RTP-së si dhe mbledhja e dokumentacionit poqëse një i tillë ekziston ku deklarohet që i gjithë ai material mbetet si pronë e jona duke shikuar në detaje raportet e drejtës së autorit dhe drejtës së pronës.

Ligji i cili e rregullon raportin e RTK si RTV Publik në raport me materialet e RTP-së të cilat pas dixhitalizimit duhet të jenë prone e RTV Publik ose të jenë pronë e shtetit të cilat arkivohen në ministri përkatëse si trashëgimi kulturore ose trashëgimi shpirtërore.

Nexhmije Pagarusha ka vdekur të premten, në moshën 86 vjeçare.