Komedia ‘Shumë zhurmë për asgjë’ transmetohet sot në Facebook 

Komedia “Shumë zhurmë për asgjë” e Teatrit të Qytetit të Gjakovës, “Hadi Shehu”, transmetohet sot në mbrëmje në faqen zyrtare të Facebook-ut të këtij teatri. 

Shfaqja transmetohet në ora 21:00 në versionin online/ livestream dhe jepet në kuadër të kalendarit të përbashkët të teatrove kosovare për muajin maj. 

E konsideruar si një nga komeditë më të mira të Shekspirit, me plot nuanca romantike dhe situata komike, vepra vjen në skenën e teatrit nën lojën e trupës së aktoreve të teatrit “Hadi Shehu” 

Regjia e shfaqjes është bërë nga Zana Hoxha, ndërsa luajnë: Vali Krasniqi, Vlera Pylla, Ylber Mehmeti, Besfort N Berberi, Mikel Markaj, Vlora Dervishi, Edmond Hafizademi, Valon Pallaska, Edmond Uka , Yllka Lota, Altina Kusari, Hysen Binaku.