Komedia ‘Karnavalet e Korçës’ rikthehet në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje reprizën e komedisë “Karnavalet e Korçës” me tekst të Spiro Çomorës dhe regji të Altin Bashës.

Shfaqja jepet në ora 20:00 dhe trajton disa problematika të cilat janë shumë aktuale edhe sot, siç janë pabarazia sociale, kapja e shtetit, korrupsioni, raportet e biznesit me politikën.

Në shfaqje luajnë: Luan Jaha, Ilire Vinca, Edona Reshitaj, Ernest Malazogu, Ylber Bardhi, Besart Sllamniku, Adem Karaga, May-Linda Kosumoviç, Arta Selimi, Ermal Sadiku, Muhamet Zeka, Qendresa Kajtazi.