Teatri Kombetar. FOTO- Denis Sllovinja
Komedia 'Fluturim mbi Teatrin e Kosovës’ botohet në gjuhën frënge
Komedia e Jeton Nezirajt, “Fluturim mbi Teatrin e Kosovës” është përkthyer në gjuhën frënge nga Sébastien Gricourt dhe Evelyne Noygues.
Tashme komedia e Nezirajt është në dispozicion të lexuesve francezë.
Lami për botimin dhe daljen në treg të komedisë, “Fluturim mbi Teatrin e Kosovës” është dhënë edhe nga Ambasada e Francës në Kosovës në Facebook.
“I urojmë shumë suksese regjisorit dhe shkrimtarit Jeton Neziraj, libri i tij ‘Fluturimi mbi teatrin e Kosovës’, është përkthyer tashmë nga gjuha shqipe, nga Sébastien Gricourt dhe Evelyne Noygues me mbështetjen e Qendrës Multimedia dhe Qendrës Kombëtare të Librit. Nga sot, “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është në dispozicion në botimet e ‘Espace d’un instant’”, thuhet në postimin e Ambasadës franceze në Facebook.
Komedia “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” përmes ironisë, humorit e satirës, rrëfen në kontekstin artistik zhvillimet që kanë karakterizuan Kosovën e pas luftës.