Komedia ‘Erdhi Godoja’ jepet sot në Teatrin e Gjilanit

Komedia Erdhi Godoja’ me tekst të Daniel Curzon dhe regji nga Shkëlzen Berisha shfaqet sot në mbrëmje reprizë në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Autori Curzon e nisë komedinë e tij, “Erdhi Godoja”, aty ku Beketi e përfundon veprën e tij  “Duke pritur Godonë”.

Dy njerëzve pa ndonjë destinacion të qartë jetësor vetëm sa për t’i bërë aktive jetët e tyre, të cilët arsyetohen se janë në pritje të shpëtimtarit të tyre, që edhe kur ju vjen, ata dështojnë ta kuptojnë atë që kanë pritur tërë jetën – Domethënien!

Gjithçka prezantohet mes situatave me plotë humor dhe pamjes së sjelljeve absurde që burojnë kontekste që i ndeshim në jetët tona çdo ditë.

Katër aktorë do të përjetojnë fijen që lidh jetët e përditshme me situata mbushur me varietete.

Në shfaqje luajnë: Avni Shkodra, Gani Rrahmani, Tringa Hasani dhe Njomëza Kalaveshi.