Kino Armata dhe Termokiss mbajnë javën e filmit francez

Nga 13 deri në 29 gusht 2019 në Kino Armata dhe Termokiss në Prishtinës do të mbahet java e filmit francez “Kino n’sheher”.

Java organizohet nga Aleancës Franceze, Kino Armata si dhe Termokiss,  me mbështetje të Ambasadës së Francës dhe Komunës së Prishtinës.

Gjatë kësaj jave do të shfaqen 14 filma për fëmijë me tematika nga rinia dhe mjedisi.

“Me mbështetje të Ambasadës së Francës e Komunës së Prishtinës, Aleancës Franceze, Kino ARMATA si dhe Termokiss, ju ftojmë në edicionin e parë të Kino n’shehër!”, thuhet në një njoftim të organizatorëve.

Orari i shfaqjes së filmave:

13 Gusht / 20:00 / Kino ARMATA (te sheshi)
Les pieds verts (4’) nga Elsa Duhamel
L’arbre (100’) nga Julie Bertuccelli

15 Gusht / 20:00 / Termokiss
Tant de forêts (3’) nga Burcu Sankur dhe Geoffrey Godet
L’éveil de la permaculture (82’) nga Adrien Bellay

20 Gusht / 20:00 / Kino ARMATA (te sheshi)
Mustapha et la clématite (3’) nga Marie-Jo Long dhe Sabine Allard
L’amour existe (21’) nga Maurice Pialat
Rentrée des classes (24’) nga Jacques Rozier
Petite lumière (15’) nga Alain Gomis

22 Gusht / 20:00 / Termokiss
Souvenir de bord de mer (26’) nga Alice Marsal
Récréations (54’) nga Claire Simon

27 Gusht / 20:00 / Kino ARMATA (te sheshi)
Pinchaque le tapir columbien (5’) nga Caroline Attia Larivière
L’été de Giacomo (78’) nga Alessandro Comodin

29 Gusht / 20:00 / Termokiss
The Race (14’) nga Michaël Le Meur
An 27 (27’) nga Ëabinlé Nabié