Kino ABC zbret çmimin e biletave në Ditën e Kinemasë

Të gjithë filmat që do të shfaqen gjatë ditës së sotme, (18 shtator 2019) në Kinemanë ABC në Prishtinë do të kushtojnë vetëm dy euro.

Këto zbritje sipas menaxhmentit të Kino ABC-së, bëhen në Ditën e Kinemasë dhe vlejnë për çdo të mërkurë të javës.

Më shumë se dy vjet çdo të mërkurë menaxhmenti i Kino ABC-së shënon Ditën e Kinemasë, e cila përcillett me zbritje të çmimit të biletave për filma që shfaqen në këtë ditë.

Aktualisht çmimi i biletave për të parë një film në këtë kinema, gjatë ditëve tjera është 3 euro.

Orari i filmave për ditën e sotme:

Filmi: ‘Marnies World”, ora: 15:00.

Filmi: ‘The Art of Racing in the Rain’ ora 17:00.

Filmi ‘Once Upon a time in Hollywood’, ora 19:00.

Filmi: ‘Downton Abbey’, ora: 22:00.