Kinemaja Lumbardhi do i shfaqë filmat e regjisorit gjerman Wim Wenders

Tre filma të regjisorit gjerman Wim Winders do të shfaqen sot në mbrëmje në kino Lumbardhi në Prizren.

Filmat shfaqen në kuadër të programit të filmit “Retrospektiva e Wim Wenders” që nis sot, më 6 shtator në orën 20:00 te Lumbardhi dhe do të zgjasë deri më 29 shtator 2019.

Programi i filmave “Retrospektiva e Wim Wenders” organizohet nga Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni i Wim Wenders me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë dhe Goethe Institute.

Filmat që do të prezantohen janë prodhim i e viteve 70’ dhe 80’ të regjisorit gjerman Wenders.

Përmes një komunikate për media, Fondacioni Lumbardhi bën të ditur se Wenders është një nga kineastët më me ndikim në Gjermaninë e pasluftës, i cili doli në pah si pjesë e lëvizjes së kinemasë së re gjermane në vitet 70’ta.

“Programi i filmit të Lumbardhit synon të tërheqë një pjesë të historisë, nga një kohë e cila ka ndalë ëndrra kolektive, pikërisht aty ku edhe u ndërtua Kino Lumbardhi. Vëzhgimi i kinematografisë dhe vendosja e saj për të rishqyrtuar format dhe praktikat e një kinemaje, si dhe për të krijuar një platformë për mënyra të reja të të parit”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e Lumbardhit.

Të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën e tyre origjinale me titra në shqip dhe anglisht, ndërsa hyrja do të jetë falas.

Orari i filmave:

6  Shtator,  e premte, ora 20:00, filmat: ‘Same Player Shoots Again’ (1967), 12 min; ‘Reverse Angle: Ein Brief aus Neë York’ (1982), 17 min; ‘Chambre 666” (1982), 44 min.

10  Shtator, e marte, ora 20:00, filmi: ‘Lightning over Water’ (1981), 92 min, Regjisor: Nicholas Ray, Wim Wenders.

15 Shtator, e diele, ora 20:00, filmi: “Der Amerikanische Freund” (1977), 123 min.

17 shtator, e marte, ora 20:00, filmi: ‘Die Angst des Tormanns beim Elfmeter’ (1972), 101 min.

20 shtator, e premte, ora 20:00, filmi: ‘Der Himmel über Berlin’ (1987), 130 min.

24 shtator, e marte, ora 20:00, filmi: “Der scharlachrote Buchstabe” (1973), 94 min.

27 shtator,e premte, ora 20:00, filmi :‘Tokyo-Ga’ (1985), 92 min.

29 shtator, e diele, ora 20:00, fimi: “Paris, Texas” (1984), 139 min.