Fahri Beqiri. Foto: Facebook/Valton Beqiri

Ka vdekur kompozitori Fahri Beqiri

Ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare Fahri Beqiri, kompozitor dhe ish-profesori në Universitetin e Prishtinës.

Lajmi për vdekjen e kompozitorit Beqiri është bërë i ditur nga familjar të tij në rrjetin social në Facebook.

“Njoftojmë miqtë dhe familjarët se sot pushoi së rrahuri zemra e më të dashurit tonë, Fahri Haxhibeqiri (Beqiri). Homazhet do të mbahen nga ora 14:00 deri 15:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës”, ka shkruar në Facebook djali i kompozitorit, Valton Beqiri.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.