Javën tjetër hapet Ekspozita Ndërkombëtare Çmimi ‘Muslim Mulliqi’

Edicioni 14-të i Ekspozitës Ndërkombëtare Çmimi “Muslim Mulliqi” do të hapet më 1 shkurt 2023 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) ka njoftuar se edicioni i 14-të i kësaj ekspozita është kuruar nga Christian Mosar (Luksemburg) dhe Raimund Stecker (Dusseldorf).

Ndërsa, fituesi i çmimit “Muslim Mulliqi” do të përzgjidhet në hapje të ekspozitës.

Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur deri më 26 shkurt 2023.

Marrin pjesë: Bianca Baierl, Artan Balaj, Heinz Baumüller. Ralf Fritz Berger, Ben Greber & Bram Kuypers, Jojo Gronostay, Clegg & Guttmann, Avdi Hajdari, Driton Hajredini, Bardh-I (rafet) Jonuzi-T, Majlinda Kelmendi, Filip Markieëicz, Faton Mazreku, Agron Mulliqi, Pasha Rafiy, Yvonne Roeb, Titus Schade, Eric Schumacher, Junior Toscanelli, Gan Erdene Tsend, Laureta Vogliqi, Kristin Ëenzel, Qazim Xhylani, Alket Zeqiri, dhe Lulzim Zeqiri.

Ekspozita Ndërkombëtare dhe Çmimi “Muslim Mulliqi” organizohet nga GKK-ja dhe si qëllim ka promovimin e artit pamor në Kosovë.