Teatri Kombetar

Teatri Kombetar. FOTO- Denis Sllovinja

Javën e ardhshme testohen kandidatët për Udhëheqës Artistik të TKK-së 

Javën e ardhshme do të mbahet testi me shkrim me kandidatët që kanë konkurruar për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Rebeka Qena, kryetare e Këshillit Drejtues të TKK-së, ka konfirmuar për KALLXO.com se testimi me shkrim i kandidatëve konkurrues, do të mbahet më 8.7. 2021.

“Dje, me 30.06.2021 është mbajtur takimi i Këshillit Drejtues të TKK-së dhe është vendosur që procesi i mëtejmë në përzgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të vazhdojë, në përputhje me rekomandimet e pranuara. Rrjedhimisht, kandidatët pritet të njoftohen se testi me shkrim  do të mbahet më datë 08.07.2021”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

Konkursi për zgjedhjen e Udhëheqësit artistik të TKK-së është hapur mars të këtij viti, pasi paraprakisht ishte anuluar për shkak të emërtimit të konkursit.

Proceduara për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik ka stagnuar pas emërimit të KD-së së ri të TKK-së, në maj të këtij viti, pavarësisht se KD-ja i kaluar kishte caktuar datën e testimit të kandidatëve.

Për këtë arsye regjisori Sokol Plakolli, kandidatët në konkurs, mbajti një grevë 35 ditëshe – protestë për mosanulimin dhe zvarritjen e proceduarve të konkursit.

Ai e përfundoi grevën tek pasi mori sinjale se konkursi nuk do të anulohet.

“TKK nga viti 2019 po mbahet me UD të drejtorit të  Përgjithshëm dhe UD të Udhëheqësit Artistik, kjo gjendje nuk i bënë aspak nderë dhe dobi Teatrit Kombëtar, andaj një nga kërkesat e grevës ishte edhe mosanulimi dhe zvarritja e konkursit të pezulluar. Prandaj në vazhdimësi i kam bërë thirrje ministrit dhe KD që të mos e lënë anash këtë proces tejet të rëndësishëm, ngase anulimi, pezullimi dhe zvarritja e konkursit kanë qenë të dukshme”, ka thënë ai për KALLXO.com.

Për pozitën e Udhëheqësit Artistik kishin konkurruar 8 kandidatë. Por vetëm 5 janë përzgjedhur për të vazhduar konkurrimin: Sokol Plakolli, Ekrem Sopi, Albana Muja – Deliu, Arjeta Ajeti edhe Behar Zenelaj.