Java e filmit në Kino ARMATA

Këtë javë në Kino Armata mund të shihni filmat “Martesa (2017)”, “ Shpia e Agës” (2019) dhe “Zana”(2019) dhe Stand Up “Seriozisht”.  Sipas njoftimit të Kino ARMATA filmat do të shfaqen falas.

Sot nga ora  20:00 do transmetohet filmi “Martesa” me regji Blerta Zeqirit. Në rolet kryesore janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi, Genc Salihu.

Të mërkurën në të njëjtën orë do mund të shikoni filmin “Shpia e Agës” me regji të Lendita Zeqiraj dhe aktorët Arti Lokaj, Rozafa Celaj dhe  Adriana Matoshi.

Ndërsa, me 6 shkurt do transmetohet filmi “Zana” me regji të Antoneta Kastratit me protagoniste Adriana Matoshin dhe  aktorët Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safçiu, Irena Cahani, Vedat Bajrami, Shengyl Ismaili.

Ky film ishte kandidat zyrtar i Kosovës për çmimin Oscar 2020 në kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”.

Me  9 shkurt në orën 20:00 do shfaqet Stand Up komedia “Seriozisht” nga Mentor Shuki.

Filmat do të shfaqen në gjuhën shqipe dhe me titra në atë angleze.