Java e filmit japonez në Kino Armata

Këtë javë, nga 6 deri më 10 nëntor në Kinemanë Armata në Prishtinë mbahet Java e Filmit Japonez në Prishtinë. Ky aktivitet organizohet nga Ambasada e Japonisë në Vjenë, Austri, dhe ‘Japan Foundation’ dhe Kino Armata.

Gjatë kësaj jave do të shfaqen disa prej krijimeve më relevante të filmbërësve japonez dhe dy muzicientëve japonezë.

Të gjithë filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra në gjuhën angleze dhe hyrja është falas.

Programi dhe orari Javës së Filmit Japonez:

E mërkurë, 6 nëntor

18:00,  Hapja e Javës së Japonisë

Duo koncerti i Sumie Kaneko (shamisen, koto) dhe Takuya Taniguchi
20:30, filmi: “Mori. The Artist`s Habitat”

E Enjte, 7 nëntor

18:00 Koncert i Sumie Kaneko (shamisen, koto) dhe Takuya Taniguchi (taiko)
20:30, filmi: “DESTINY. The Tale of Kamakura”

E premte, 8 nëntor

18:00, filmi: “Mixed Doubles”
20:30, filmi: “Tremble All You Want”

E shtunë, 9 nëntor

18:00, filmi: “Mori. The Artist`s Habitat”
20:30, filmi “DESTINY. The Tale of Kamakura”

E diel, 10 nëntor

18:00, filmi “Tremble All You Want”
20:30, filmi: “Mixed Doubles”.