Ismet Beqiri merr zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit të MKRS-së

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e MKRS-së, Ismet Beqiri, i cili edhe zyrtarisht e ka pranuar këtë detyrë.

MKRS-ja përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ministrja Dumoshi gjatë takimit e njoftoi zëvendësministrin Beqiri për punën dhe programin që do të realizojë ministria për këtë vit si dhe planet e MKRS-së që synohen për t’u arritur gjatë këtij mandati qeverisës.

“Dumoshi e Beqiri diskutuan për bashkërendimin dhe ndarjen e përgjegjësive që pritet t’i kenë në këtë bashkëpunim në kuadër të udhëheqjes së ministrisë”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.