Pamje nga ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve. Foto: KALLXO.com.

Instalacioni i disa studentëve të UP-së fiton çmimin 'Muslim Mulliqi' për veprën më të mirë

Dhjetëra vepra arti të zhanreve të ndryshme janë ekspozuar të martën, më 24.12.2024, në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, në kuadër të ekspozitës vjetore, “Ekspozita e Tetorit- Çmimi prof. Muslim Mulliqi”.

Ekspozita përmban punimet e përzgjedhur artistike më reprezentative të studentëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinë, të punuara gjatë vitit akademik 2023-24. Tradicionalisht kjo ekspozitë organizohet në përfundimit të vitit akademik.

Ekspozita është kuruar nga komisioni në përbërje të Adem Rusinovcit, Ismet Jonuzit dhe Guri Çavdarbasha, komesare e ekspozitës profesore, Valbona Rexhepi.

Nga rreth 18 vepra e ekspozuara, instalacionit me fotografi “Frames of expression”, i realizuar nga një grup studentëve të dizajnit të inovacionit, iu nda çmimi “Prof. Muslim Mulliqi” për studentë më të dalluar.

Në hapje të ekspozitës mori pjesë edhe rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, i cili tha se universiteti do të mbështesë Fakultetin e Arteve për përmirësimin e kushteve.

“I dimë vështirësitë që  i keni edhe me hapësirë dhe me materialet, por vështirësitë mos i shihni si pengesa por si mundësi për t’ i zgjedhur dhe ecur përpara”- tha ai, duke e dorëzuar edhe çmimin e ekspozitës për fituesit.

Kurse, dekani i FA-së, Hazir Haziri, tha se kjo ekspozetë prezanton rezultatet më të mira një-vjeçare që bëhen nga studentët.

“Në këtë ekspozitë vjetore tradicionale, Muslim Mulliqi, që titullohet ‘Ekspozita e Tetorit’, me vetë faktin se është themeluar në tetor, prezantohen punimet më të suksesshme të studentëve nga viti i kaluar akademik (2023/2024)”- tha dekani Haziri.

Ekspozita e më të mirëve

Zeni Ballazhi, profesor në FA- të UP-së, tha për KALLXO.com, se ekspozita përmban vepra arti të mediumeve të ndryshme, si: piktura, grafika, skulptura insatalacione, dizajnë e performanca.

“Këtu janë ekspozuara veprat më të mira të studentëve, të realizuar gjatë një viti akademik, në këtë rast 2023/2024. Çdo fund vit studentët i ekspozojnë vepra e tyre në atelietë profesorëve që mbajnë mësim në FA të UP-së, pas kësaj një komision përzgjedhë vepra më të mira të cilat pastaj ekspozohen në ekspozitën vjetore të studentëve në galerinë e fakultetit” ka thënë Ballazhi.

Sipas Ballazhit, ekspozita u mundëson studentëve përvoja për prezantim të punës së tyre dhe në rrugëtimin e ardhshëm artistik.

Ndërsa, Ismet Jonuzi, profesor në FA-së dhe anëtar i komisionit përzgjedhës të veprave të ekspozitës, tha për KALLXO.com se ekspozita përmban vepra më të mira që studentë i kanë punuar gjatë viti akademik, 2023/2024.

“Nga këto vepra, pastaj, zgjidhet njëra që është më e mira, që është inovative që sjellë diçka të re që të tjera nuk e kanë. Ky është edhe qëllimi për të shtyrë studentët që të eksplorojnë diçka të re diçka që nuk është shabllon”- tha Jonuzi për KALLXO.com.

Ndërsa, studentja Liona Vorfi, njëra nga autoret e grupit të Instalacioni “Frames of expression”, që mori çmimin “Prof. Muslim Mulliqi”, tha për KALLXO.com, se instalacioni përmban fotot më të mira të studentëve të realizuar gjatë vitit dhe secila prej tyre ka një domethënie të veçantë.

“Kjo ekspozitë na mundëson që këto punë të njihen dhe vlerësohen nga publiku”- tha ajo.

Ekspozita “Ekspozita e Tetorit- Çmimi prof. Muslim Mulliqi” do të qëndrojë  për një muaj e hapur në Galerinë e FA-së së UP-së.

Pamje nga ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve. Foto: KALLXO.com.