“I love Tropoja”, shfaqet edhe në Kosovë

Komedia “I Love Tropoja” që ka shkaktuar shumë polemika për mënyrën e përshkrimit të tropojanëve, sot do të shfaqet edhe në Kosovë. “I Love Tropoja” do të shfaqet në 10 orare në Cineplexx.

Premiera, fillimisht u dha me 29 janar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, film i cili u ndoq nga 2,000 të ftuar.

Por, paraqitja e figurës së tropojanëve ka bërë që të ketë reagime nga banorët e zonës së Tropojës, të cilët thirrën për protesta kundër këtij filmi.

Në këtë reagim është thënë se komedia padrejtësisht paraqet se tropojanët për të nderuar mikun, ia dërgojnë në shtrat një vajzë të shtëpisë.

“Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës, të traditës dhe të nderit” tha regjisori Mamaqi në një kundër reagim.

Ndërsa, aktori Alfred Trebicka tha  se ligjet e kinemasë janë të forta dhe nuk mjafton një kamerë e një trastë me para për të bërë film.

“Produksione të tilla, që më shumë sesa mbi një skenar, sajohen mbi ndodhi të sajuara, zbukuruar rëndom me doza humori, që nuk përkojnë me komedinë e vërtetë, nuk mund të quhen filma, e aq më pak artistikë. Sipas tij filmi, për t’u quajtur i tillë, duhet të plotësojë të gjitha komponentët, që nga skenari, regjisori, montazhi etj. Rol kryesor për të përçuar mesazhin, që, sipas tij, duhet ta ketë çdo film, kanë edhe aktorët” shkruan Trebicka.

Premiera u dha me 29 janar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, film i cili u ndoq nga 2000 të ftuar.