Foto: Kallxo.com

Holandezja në Kosovë shpërfaq realitetin përmes fotografisë

Nëntë fytyra plot jetë po i japin ngjyra ekspozitës “Embrace Me Kosovo”, e cila po mbahet prej tre ditësh në Prishtinë.

‘Shtëpia e Evropës’ ka hapur dyert për të shpalosur realitetin, me fotografitë e Selimit, Ronit, Isufit, Ndalores, Albinit, Dritës dhe Festimit. Mesazhi që bart kjo ekspozitë është jeta e tyre e përditshme, dashuria  e tyre, problemet, vuajtja dhe aftësitë me të cilat po arrijnë të krijojnë imazh.

Fotografitë janë të realizuara nga fotografja holandeze Katerina Karin Brongers.

Ajo ka një vit që po qëndron në Kosovë dhe po takohet me njerëz me nevoja të veçanta.

“Jam e lumtur që kam takuar këta njerëz kaq të mirë, të cilët më pritën mirë mua dhe kamerën time”, u shpreh autorja në hapjen e ekspozitës.

‘Embrace Me Kosovo’ ashtu si emri, ka për qëllim përqafimin e kësaj pjese të shoqërisë  nga shoqëria kosovare.

Kjo ekspozitë është hapur me 19 nëntor dhe do vazhdoj deri më 14 dhjetor në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë. Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës në Kosovë, Doën Syndrom Kosova dhe Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com