Historia 20 vjeçare e Policisë së Kosovës në një ekspozitë

Historia 20 vjeçare e Policisë së Kosovës do të shpaloset në një ekspozitë e cila do të hapet në fillim të javës së ardhshme në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Ekspozita “20 vjet me Policinë e Kosovës”  hapet të hënën, më 2 shtator, në ora 19:00 në Muzeun Kosovës, ndërsa organizohet për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës

“Në këtë ekspozitë do të prezantohen fotografi, dokumente dhe uniformat që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani. Ekspozita “20 vjet me Policinë e Kosovës” realizohet në kuadër të Javës së Policisë, për nder të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MKK-së.