Hapet thirrja për edicionin e tretë të ‘Art Without Limit International Film Festival’

Organizatorët e festivalit të filmit, “Art Without Limit International Film Festival”, kanë hapur thirrje për pranimin e filmave garues për edicionin e këtij viti.

Përmes një njoftimi për media, organizatorët ftojnë filmbërësit e huaj dhe vendas që të aplikojnë me filmat e tyre në edicionin e tretë të këtij festivali.

“Festivali është Ndërkombëtar dhe ka karakter dedikues, ku të gjithë filmat që aplikojnë për t`u përzgjedhur në programin e 2022-ës, duhet të kenë storie rreth personave me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, filmat aplikues duhet të jenë të shkurtër, dokumentar, ficion apo animator. Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Art Without Limit”” është themeluar në 2020.

Festivali u dedikohet personave me nevoja të veçanta.

Këtu gjeni linkun dhe uebin zyrtar për aplikim: https://filmfreeway.com/submissions; https://www.awl-filmfestival.com/