Kryeministri Albin Kurti gjatë ceremonisë së hapjes së ‘PriFest 2024’. Foto: ZKM.
Hapet “PriFest 2024”, Kurti: Ky festival është dëshmi e fuqisë së kinemasë në Kosovë
Edicioni i 16-të edicioni i 16-të i festivalit “Prishtina International Film Festival” (PriFest), është hapur mbrëmjen e së martës, më 10.09.2024, në Kino Armata në Prishtinë.
Kineastëve të shumtë vendas e të huaj, iu është bashkëngjitur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e hapjes, i cili mbajti edhe një fjalë rasti.
Kurti tha se festivali “PriFest” është dëshmi e fuqisë së artit dhe kinemasë në Kosovë. Ky festival, sipas tij, është bërë një ndër zhvillimet më të rëndësishme të kulturës në Kosovën e pasluftës.
“Ky sukses është fryt i përkushtimit dhe i vizionit të atyre që e organizojnë dhe juve, neve që marrim pjesë. Padyshim se kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e artistes, regjisores së madhe Vjosa Berisha, duhet ta kujtojmë e përkujtojmë sa herë që mblidhemi për ‘PriFest’. Mungesa e saj vazhdon dhe rritet porsi ‘PriFest-i'”- tha Kurti.
Kryeministri Kurti foli edhe për mbështetjen që po jep qeveria për kinematografinë dhe marrëveshjen e arritur ndërshtetërore për bashkëprodhime kinematografike me shtetet tjera.
Edicioni i “PriFestit” u hapë me shfaqjen e filmin “Stork” (Lejlek) të regjisorit, Isa Qosja.
Në këtë edicion do të shfaqen 20 filma premierë në kategori të ndryshme.
Ergjan Mehmeti, koordinator për media në “PriFest” i ka thënë KALLXO.com se filma që do të shfaqen gjatë këtij festivali janë nga vende të ndryshme të botës.
“Në këtë edicion do të shfaqen 20 filma premierë në kategori të ndryshme si: filmat e gjatë artistik ballkanik (kategoria kryesore garuese), filmat e shkurtër, filmat e metrazhit të mesëm, programi Fokus që sivjet mbulon kinematografinë bashkëkohore britanike, projeksione speciale dhe programin ‘LetItBe’. Filmat vijnë nga e gjithë bota, prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Poloni, Francë, Zvicër dhe shtetet e Ballkanit dhe filma nga regjisorë vendor”- ka thënë Mehmeti.
Filma nga gjithë bota
Dhjetëra filma nga vende të ndryshme do të shfaqjen në disa tri kategori garuese të “PriFilm 2024”.
Në kategorinë e filmave të gjatë artistik nga Ballkani, do të shfaqen gjashtë filma, katër janë produksion apo koproduksion me Kosovën. Filmat në këtë kategori janë: “Okarina” nga Alban Zogjani (Kosovë); “Excursion” nga Una Gunjak, (Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia, Franca, Norvegjia dhe Katari); “Stork” nga Isa Qosja (Mali i Zi, Kosova); “M” nga Vardan Tozija (Maqedonia, Kroacia, Kosova, Franca, Luksemburgu); “This is not a love song” nga Nevio Marasovic (Kroaci); “Silence of sirens” nga Gazmend Nela (Kosovë, Zvicër, Maqedoni e Veriut, Shqipëri).
Në kategorinë e filmave të metrazhit të mesëm, garojnë “And the wind weeps” nga Aulona Selmani (Zvicër); “The smugglers of silence” nga Olivier Simon (Francë); “Why dig when you can pluck” nga Cambria Matlow ( SHBA); “The green ink” nga Paweł Wyszomirski (Polonia).
Prografi i filma garues në kategorinë e metrazhit të shkurtër përfshin: “On tracks” nga Itai Kerem & Roni Vainer (Izrael); “Nothing but shadows” nga Kathy Mitrani, (SHBA,Colombia); “A tortoises year of fate” nga Yi Xiong (Kina); “Highway of a broken heart” nga Nikos Kyritsis (Greqia); “Why are you image plus” nga Diogo Baldaia (Portugalia); “Elena” nga Mateo Cingu (Shqipëri); “Der blick” nga Olivier de Bree (Gjermani, Holandë).
Për më të mirët do të ndahet çmimet: “Hyjnesha e kuqe”- për filmin më të mirë ballkanik (Çmimi Vjosa Berisha); “Hyjnesha e artë- për regjisorin më të mirë”; “Hyjnesha e artë- për aktoren më të mirë”; “Hyjnesha e artë- për aktorin më të mirë”; “Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm”; “Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër” dhe “Çmimi vjetor për arritje në kinematografi”.
Ndërkaq, në programi jo-garues “Fokus” do të prezantohet industrina e filmit të Mbretërisë së Bashkuar. Ky program vjen me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë. Në kuadër të këtij program do të shfaqen filmat: “The last swim” nga Sasha Nathwani, “No way home” nga Yousaf Ali Khan, “King baby” nga Kit Redstone & Arran Shearing,
Edicioni i 19-të i “PriFestit” do të mbyllet më 15.09.2024 me shfaqjen e filmit “Bota Jonë’ dhe ndarjes së çmimeve të festivalit.