Pavijoni i Kosovës në Kanë. Foto: Facebook/QKK.

Hapet pavijoni i Kosovës në edicionin e 76-të të Festivalit të Kanës

Kosova ka hapur pavijonin e saj në edicionin e 76-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Kanë të Francës. Kosova këtë vit në Festivalin e Kanës po prezantohet përmes Qendrës Kinematografike në tregun e filmit ‘Marche Du Film’ në këtë festival.

Edhe këtë vit Kosova dhe Shqipëria prezantohen me pavijon të përbashkët në “Marche Du Film”.

“QKK do të promovojë filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë”- thuhet në njoftimin e QKK-së.

Edicioni i 76 i këtij festivali ka nisur dje dhe mbyllet më 27 maj 2023.

Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 134.