Hapet nesër në Aleancën Franceze ekspozita ‘Bukuria e betonit’

Aleanca Franceze në Prishtinë do të hapë nesër në ora 19:00 ekspozitën e fotografisë “Concrete Beauty: Bukuria e betonit”, të fotografit francez Etienne Rémond, i cili do të jetë prezent në ceremoninë hapjes.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator 2019 në Aleancën Franceze dhe është mundësuar me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përmes një komunikate për media, Ambasada Franceze në Prishtinë njofton se Etienne Rémond është marrë me fotografi tani më për afër 6 vjet, por asnjëherë nuk ka qenë aq i inspiruar sa në Prishtinë ku ai tani jeton prej gjashtë muajsh.

Më 18 shtator, sipas komunikatës fotografi Etienne Rémond do të organizoj një “shëtitje fotografike” në Prishtinë për të ju treguar njerëzve se si t’i kapin momentet në rrugë me aparatet e tyre fotografike.