Teatri Kombetar

Teatri Kombetar. FOTO- Denis Sllovinja

Hapet konkursi për udhëheqës artistik të Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur sot konkurs për zgjedhjen e udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sipas njoftimit, të drejtë konkurrimi kanë personat e diplomuar nga fusha e teatrit dhe që kanë 5 vjet përvojë pune relevante.

Udhëheqësi artistik i TKK-së zgjidhet nga Këshilli Drejtues i TKK-së me mandat 4-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat.

Data e njoftimit zgjat deri më 14.12.2021, ndërsa data e aplikimit mund të bëhet nga data 15 deri më 29.12.2021.

Konkursi i kaluar për zgjedhjen e udhëheqësit artistik të TKK-së, i hapur në mars-prill të këtij viti, është anuluar në muajin tetor për shkak se, sipas KD të TKK-së, asnjëri prej kandidatëve konkurrues nuk kishin arritur pikët e nevojshme gjatë testimit.