Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës

Hapet konkursi për dramën shqipe 'Katarina Josipi' për 2020 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur sot konkursin për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi” për 2020. 

Dramaturgët kosovarë, sipas MKRS-së, do të kenë afat që deri më 21 shtator 2020 të dërgojnë në MKRS jo më shumë se dy tekste dramatike për këtë konkurs. 

Të drejtë konkurrimi kanë gjithë shtetasit e Kosovës. Dramat konkurruese nuk duhet të jenë më të gjatë se 50 minuta dhe të mos jenë botuara apo të inskenuara më parë. 

Dramat dorëzohen në tri kopje me mbishkrimin “Konkursi për Dramë Kombëtare ‘Katarina Josipi 2020’”.  

Autorët duhet të nënshkruhen me shifër dhe shifrat fituese do të shpallen në media për konfirmimin e emrave të fituesve. Për konfirmim të shifrës, autori ta prezantojnë në ministri si dëshmi dramën origjinale. 

Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë të  emëruar nga ministri/ja. 

Tri çmimet e para për dramat më të mira, jepen në të holla, të shoqëruara nga një certifikatë të nënshkruar nga ministri/ja dhe një kopje origjinal të vendimit. 

Çmimet e dorëzohen   një ceremoni   veçantë  organizuar nga MKRS, me 9 nëntor  ditëlindjen e Katarina Josipit. 

Tri dramat fituese botohen  një edicion special  gjuhën shqipe. 

Drama që fiton vendin e parë, konsiderohet si dramë potenciale për t`u inskenuar në njërin nga sezonet e ardhshëm në Teatrin Kombëtar, kurse  dramat që shpërblehen për vendin e dytë dhe të tretë, fitojnë të drejtën për lexime skenike në TKK.   

Dramat konkurruese duhen të dërgohet në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrën nr. 022 (Adresa: MKRS, 10.000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35), ose përmes postes elektronike: [email protected]