Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hapet konkursi për çmimet kombëtare për teatrin

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka haur sot, konkursin për çmimet kombëtare për fushën e teatrit për 2021.

Sipas njoftimin, të interesuar ftohen të bëjnë propozimet e tyre, për njërin nga çmimet që ndahen nga MKRS për teatrin.

Çdo vit MKRS ndan çmimin për vepër jetësore dhe katër çmime tjera vjetore për teatër, atë: për shfaqjen më të mirë; për regjinë më të mirë; për aktorin/aktoren më të mirë; dhe çmimi vjetor për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, të drejtë propozimi për këto çmime kanë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, teatrot publike, ato private, fakultetet e arteve të universiteteve publike dhe private në vend, shoqatat teatrore, kompanitë e trupat teatrore.

Propozuesit mund të bëjnë vetëm nga një nominim për secilën kategori.

Konkursi mbetet i hapur deri në fund të muajit shkurt 2022.

Sipas rregullores për ndarjen e çmimeve për teatër, fituese çmimet u ndahen në një ceremoni solemne në Ditën Botërore të Teatrit, më 27 mars.

Çmimet kanë kundërvlerë monetare.