Ekspozita ‘Red Dress in Kosovo’. Foto: KALLXO.com.

Hapet ekspozita ‘Red Dress in Kosovo’ e Kirstie Macleod

Organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”, në bashkëpunim me drejtuesen e projektit “Red Dress”, Kirstie Macleod dhe “Manchester Aid to Kosovo”, është hapur sot në hollin e BK-së, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ekspozita “Red Dress in Kosovo” (Fustani i kuq në Kosovës).

I ideuar nga artistja britanike Kirstie Macleod, “Fustani i kuq” (Red Dress), përmes artit të qëndisjes, sjellë historitë e të grave nga kultura dhe vende të ndryshme tregohen.

Sipas organizatorëve të ekspozitës “Fustani i Kuq”, duke u qëndisur udhëtoi nëpër botë përgjatë 12 viteve, nga viti 2009 deri në vitin 2021. Kjo vepër është krijuar nga 73 copa mëndafshi ngjyrë ‘burgundy’ nga 205 gra dhe 4 burra, nga 28 vende të botës.

“Fustani është qëndisur nga gra refugjate nga Palestina, refugjate që u strehuan në Manchester nga lufta në Kosovë, Ruandë dhe RD Kongo, gra në Afrikën e Jugut, Meksikë dhe Egjipt, gra në Kenia, Japoni, Franca, Suedi, Peru, Republikën Çeke, Dubai, Afganistan, Australi, Argjentinë, Zvicër, Kanada, Tobago, ShBA, Rusi, Pakistan, Uells, Kolumbi dhe Mbretëri të Bashkuar, si dhe studio të qëndisjes në Indi dhe Arabi Saudit”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të ekspozitës.

Në hapjen e kësaj ekspozite morën pjesë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, autorja e ekspozitës, Kirstie Macleod, ideuese e projektit, Pamela Dawes, themeluese e “Manchester Aid to Kosovo”.

Fustani i Kuq është ekspozuar në galeri dhe muze të ndryshëm në mbarë botën.

Ekspozita, sipas organizatorëve do të qëndroj në Kosovë deri të dielën, fillimisht në Bibliotekë, pastaj në Galerinë “Qahili” dhe më pas do të shfaqet në Podujevë.

Ekspozita ‘Red Dress in Kosovo’. Foto: KALLXO.com.
Ekspozita ‘Red Dress in Kosovo’. Foto: KALLXO.com.
Ekspozita ‘Red Dress in Kosovo’. Foto: KALLXO.com.