Pamje nga ekspozita ‘Shtëpia e grave’ në GKK. Foto: KALLXO.com.
Hapet ekspozita personale e Sanja Ivekoviç në Galerinë Kombëtare -Foto
Artistja kroate, Sanja Ivekoviç ka hapur të enjten, më 14.11.2024, ekspozitën e saj personale, “Shtëpia e grave” në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Veprat e saj të krijuara në periudha të ndryshme, si: vizatime, piktura, fotografi, instilacione e skulptura, janë ekspozuar në dy katet e GKK-së.
E kuruar nga Hana Halilaj dhe Ivana Bago, kjo ekspozitë prezanton punën 50-vjecare artistike të Ivekoviçit, e cila shqyrton në mënyrë feministe marrëdhëniet, politikat e dhe pabarazitë gjinore, qysh nga periudha ish-jugosllave.
Gjatë ceremonisë së hapjes, drejtoresha e GKK-së, Alisa Gojani, tha se s`ka qenë e lehtë sjella e krijimtarisë artistike të Ivekoviçit, për të cilën shtoi se duhet të vizitohet.
“Kemi sjell një ekspozitë që mendoj se publiku do të ndahet shumë i kënaqur”- ka thënë Gojani.
Kurse, Sanja Ivekoviç tha se hapja e kësaj ekspozite i ka mundësuar marrjen e eksperiencave të reja, duke vlerësuar edhe bashkëpunimin me stafin e GKK-së.
“Kam udhëtuar në shumë vende të botës, por ky ekip (ekipi realizues i ekspozitës) ka qenë shumë i përkushtuar entuziastë dhe mjaft bashkëpunuese”- tha ajo.
Nga nja fjalë rasti për ekspozitën mbajtën edhe kuratoret, Halilaj dhe Bago.
Sanja Ivekoviç ka diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb në vitin 1970, kur nisi t’i ekspozonte veprat e saj.
Ivekoviç ka prezantuar veprat e saj në ekspozita të shumta në Kroaci e jashtë saj, si në: Bienalen e Parisit, Bienalen e Sao Paolo, Manifestën, Bienalen e Liverpulit, etj.
Punimet e saj gjenden në koleksionet e shumë muzeve më të njohur të botës.
Ekspozita “Shtëpia e Grave do të qëndrojë e hapur deri më 12.01.2025 në GKK-së.