Hapet ekspozita ‘Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999’
Në kuadër të shënimeve të 75 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani” është hapur sot në këtë bibliotekë ekspozita “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999’’.
Ekspozita përmbledh fotografi dhe artikuj gazetash të botuar në gazetat më prestigjioze britanike që raportonin mbi luftën e Kosovës, gjatë viteve 1998-1999.
Ekspozita është pjesë e projektit të Instituti për Studime Shqiptare me seli në Londër “Lufta e Kosovës në shtypin britanik, 1998-1999’’.
Bejtullah Destani, themelues i Institutit për Studime Shqiptare të Londrës dhe autor i projektit “Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999”, ka pohuar për KALLXO.com se projekti përfshin mijëra artikuj të botuar në shtypin britanik gjatë luftës.
Ndërsa ka thënë se ekspozita e hapur sot përbëhet nga një pjesë e atyre shkrimeve që janë botuar në Britani gjatë luftës së Kosovës.
“Artikujt janë të gazetave të njohura britanike, si ‘The Times’, ‘The Telegraph’, ‘The Guardian”, etj, të mbledhur në baza ditore. Projekti ‘Lufta e Kosovës në shtypin britanik 1998-1999’ përmbledh rreth 2.000 artikuj, 300 faqe janë vetëm për indeksin e krejt artikujve të botuar për luftën 1998-1999. Ka qenë edhe ideja e Neol Malkolm që ky projekt në formë digjitale tu shpërndahet bibliotekave në Kosovës”, ka pohuar historianin Bejtullah Destani.