Pamje nga ekspozita ‘Eminencë gri’. Foto: KALLXO.com.

Hapet ekspozita ‘Eminencë gri’ në Galerinë Kombëtare

Ekspozita “Eminencë gri” e krijuesit Zgjim Zyba është hapur sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Kjo ekspozitë prezantohet përmes dy instilacioneve në formë shkallësh që lidhë ambientet e brendshme me ato të jashtme të GKK-së.

Ekspozita “Eminencë gri” e Zyba tregon ndikimi e teknologjisë në transformimin e njerëzimit.

Krijuesi Zgjim Zyba tha për KALLXO.com në këtë ekspozitë janë përmbledhur dy instilacione të cilat kanë domethënien e vendimmarrjes.

“Përmes instilacioneve prezantohet fuqia e vendimmarrjes mbrapa skenave, kështu që ne e shohim teknologjik si faktorin kryesor në transformimin e qenieve njerëzore, qysh nga shekulli i kaluar me zhvillimet industriale”- tha Zyba.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 24 Prill, 2023.