Hapet edicioni i dytë i 'Bienales së Akuarelit'

Edicioni i 2-të i ekspozitës Ndërkombëtare ‘Bienale e akuarelit’ hapet sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Ekspozita hapet në ora 19:00, ndërsa pritet të sjellë vepra arti të artistëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura.

Ekspozita do të përcillet edhe me demonstrim të akuarelit në pikturë nga artistët.