Hapet aplikimi për Festivalin Feminist në Kosovë

 

Është viti i tetë që Festivali Feminist ‘FemArt’, bashkon komunitetet nga e gjithë bota për të prezantuar artin e tyre në Kosovë.

Me moton “Çka nëse gratë do të kishin më shumë fuqi?!” Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis hap aplikimin për të gjitha të interesuarat që të ngrisin zërin e tyre përmes artit.

Festivali Ndërkombëtar i artisteve dhe aktivisteve do të zgjas gjashtë ditë nga data 15 deri 20 maj 2020 njofton Artpolis. Ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më 20 mars.

Sipas ekipit të ‘FemArt’ programi i Festivalit do të përfshijë tema si të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe feminizmin, të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, drejtësinë tranzicionale, ndërtimin e paqes dhe pajtimin, të drejtat e LGBTQI, fuqizimin e grave, dhunën ndaj grave, dhuna në baza gjinore, tregimet e suksesshme në shkëmbimet globale dhe rajonale.

‘FemArt’ është Festivali i parë dhe i vetëm feminist në Kosovë, njëherësh edhe më i madhi në rajonin e Ballkanit që vazhdon të bashkojë artistë dhe aktivistë nga e gjithë bota në zemër të Kosovës për shtatë vite.

Për çdo vit angazhohen gra artiste dhe aktiviste nga e gjithë bota që shfaqin punën e tyre kreative përmes shfaqjeve teatrale, filmave, dokumentarëve, leximeve skenike, arteve vizuale, ekspozitave, performancave në rrugë, koncerteve, promovime librash, ligjëratave, poezive, punëtorive, panele diskutimesh, konferenca dhe prezantime, murale dhe shumë forma të tjera arti.

Festivali është një platformë për inicimin dhe prezantimin e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet feministe dhe zhvillimet e tyre në Kosovë duke u angazhuar për të drejtat e barabarta të grave si dhe urë lidhëse për ndërtimin e paqes në rajon. Programi do të përzgjidhet nga një grup i artisteve dhe aktivisteve të cilat kanë përvojë në fusha të ndryshme të artit dhe të drejtave të njeriut.

Njoftimi:

Nëse jeni të interesuara që të prezantoni punën tuaj artistike në ndonjërën nga disiplinat e lartpërmendura, aplikoni dhe bëhu pjesë e ‘FemArt – Festivali Ndërkombëtar’ i artisteve dhe aktivisteve “Çka nëse gratë do të kishin më shumë fuqi?!” – Edicioni i 8-të.

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 20 Mars 2020, ju lutem vini re se VETËM KANDIDATËT E PRANUAR DO TË KONTAKTOHEN.

Ju lutem klikoni këtu për të aplikuar: http://femart-ks.com/

Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me aplikimin tuaj, mund të na kontaktoni në postën e-mail: [email protected] ose në 038 221 512

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth festivalit FemArt na ndjekni në:

Website – http://femart-ks.com/

Facebook – facebook.com/FemartPrishtina/

Instagram – femartkosovo

Mirësevini!

Ekipa e Festivalit Fem

Kontakti për informata

Venera Ismaili

PR & Outreach Officer