‘Gratë në parlament’ shfaqet premierë në Ditë Botërore të Teatrit në Ferizaj

Shfaqja “Gratë në parlament”, me regji të Elmaze Nurës shfaqet premierë në Ditën Botërore të Teatrit në Teatrin e Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu”.

Shfaqja do të jepet në ora 19:00 në këtë teatër.

“Çdo gjë është gati dhe kjo shfaqje do të shfaqet në Ditën Botërore të Teatrit, më 27 mars, në ora 19:00”, ka konfirmuar për Kallxo.com, Besim Ugzmajli, udhëheqës artistik në Teatrin “Adriana”.

E bazuar në komedinë e Aristofanit, shfaqja në konceptin regjisorial të Nurës vjen në një qaje moderne.

Shfaqja pasqyron abuzime me pushtetin. Për shkak të qeverisjes së keqe nga burrat, gratë rebelohen dhe marrin pushtetin në dorë e tyre.

Në shfaqje luajnë: Vjosa Abazi, Mevlan Saraçi, Valdrin Osmani, Blin Sylejmani, Jajush Ramadani, Milot Salihu dhe Dora Xhemajli.