GKK-ja hap të enjten ekspozitën ‘Arti në mbrojtje të ambientit’

Galeria Kombëtare e Kosovës do të hapë të enjten ekspozitën “Arti në mbrojtje të ambientit”.

Ekspozita organizohet nga ARTTEEN Club- Laboratori i kreativitetit, dhe  hapet në orën 19:00 në GKK-në.

Përmes një njoftimi për media GKK njofton se ekspozita “Arti në mbrojtje të ambientit” përmbyll projektin me artistët tinejxherë të klubit Artteen i realizuar nga GKK në kuadër të programit të edukimit mbështetur nga KUSA.

“Ekspozita përmbyll projektin me artistët tinejxherë të klubit Artteen i realizuar nga GKK në kuadër të Programit të Edukimit dhe mbështetur nga KUSA ( Kosovo United States Alumni)”, thuhet në njoftimin e GKK-së.